Nuk ka asnjë ndryshim.
Këshilli federal i mbledhur sot në mëngjes ka konfirmuar datat e fillimit të sezonit të ardhshëm futbollistik, veçanërisht të kampionatit të Serisë A.
Dita e parë e kampionatit do të jetë mes 19 dhe 20 shtatorit të ardhshëm.
Pavarësisht kërkesave të Interit dhe Atalanta-s për të shtyrë fillimin e sezonit, këshilli ka preferuar të konfirmojë gjithçka për të shmangur rrëshqitje dhe probleme të kalendarit.
Ndërsa mbyllja do të jetë me 23 maj 2021, në linjë me fillimin e Kampionatit Europian në qershorin e ardhshëm.
E konfirmuar edhe data e 2 shtatorit për prezantimin e kalendarit të Serisë A 2020-2021.