“Nuk ka por, sikur dhe nëse… Ndaj Atalanta duhet të tregojmë se vlejmë Champions”

Stefano Pioli, trajneri i Milanit, u shpreh për MilanTV pas ndeshjes Milan-Cagliari dhe tani duke ditur se ndaj Atalanta mbetet finale: “E lehtë të thuash se nuk duhej të shkonte kështu. Një ekip që kishte shfaqje kaq emocionuese, e bindur dhe i sigurt duhej të vazhdonte të luante.

U përpoqëm të ishim ekip deri në fund. Na munguan zgjedhjet, cilësia, ritmi dhe kur loja u ndërlikua gjithçka u bë më delikate”.

“Cagliari luajti lojën e tij: të gjithë pas topit dhe 11 burra në gjysmë fushe; lojërat individuale, 1 kunder 1 dhe goditjet standarte mund të ishin themelore: ne nuk gjetëm frymëzimin e duhur për të kaluar në avantazh”.

Si ngrihet morali: “Nuk mendoj se detyra ime do të jetë veçanërisht e vështirë. Sonte do të shkojmë në shtëpi me zhgënjim dhe trishtim të madh sepse donim ta mbyllnim diskutimin sot, por tani kemi finalen.

Ky eshte një qëllim prestigjioz , ne kemi punuar gjatë gjithë vitit për ta arritur atë, të dielën nuk do të ketë nëse, por apo sikur. Të dielën ne luajmë shumë, të gjithë këtë kampionat: nëse meritojmë të shkojmë në Ligën e Kampionëve, me të vërtetë kemi mundësi për ta vërtetuar atë”.

“Ne do të kemi moralin dhe vullnetin për të luajtur një ndeshje të shkëlqyeshme. Ne kemi ambicien ta përfundojmë mirë këtë kampionat”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu