“Nuk jemi robotë, por njerëz! Familje, Milan dhe besim… Tani më mungon diçka e fundit!

I zgjedhur si më i miri i ndeshjes Milan-Bodo në Europa League, me dy gola dhe 1 asist për të riun Colombo, Hakan Calhanoglu u intervistua nga Milan TV dhe komentoi.

Për momentin: “Sekreti im është familja: vajza dhe gruaja. Ata gjithmonë më mbështesin, janë forca ime dhe kjo shfaqet në fushë.

Më pëlqen të luaj mesfushor sulmues, tregoj cilësitë e mia. Luajtëm mirë, gjëja e rëndësishme është se ne kemi fituar dhe kemi kaluar raundin”.

Për rëndësinë e besimit: “Nuk jemi robotë, jemi njerëz normalë por futbollistë. Por, duhet të jemi profesionistë, duhet të luajmë 100%, në maksimum. Mentaliteti duhet të jetë gjithmonë i duhur. Duhet të vazhdojmë kështu, jam shumë i lumtur, duhet të përmirësohemi. E rëndësishme është që ne kemi fituar”.

Për Milanin: “Ky është viti im i katërt, i falënderoj të gjithë në klub, të gjithë më besojnë, ndihem si në shtëpi. Më pëlqen të jem këtu në Milano, më pëlqen të luaj këtu në San Siro, tani e vetmja gjë që mungon janë tifozët.

Duhet të shikojmë përpara, të rikuperojmë mirë që të jemi 100%. Kam shumë besim, falënderoj trajnerin që më la të luaj në një rol që më pëlqen, jemi një familje”.

Për Colombo: “Jam i lumtur për Colombo, ai stërvitet mirë çdo ditë, luan mirë, duhet të vazhdojë kështu, është i ri. Te gol bëri një lëvizje të shpejtë dhe i kalova topin, ndodhi edhe me Castillejo por ai nuk shkoi në atë pozicion.

Në dhomën e zhveshjes i thashë të më shikonte në rast të një këndore. Dhe në pjesën e dytë më pa, ai e krosoi topin shumë mirë dhe unë shënova një gol të shkëlqyer”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu