“Nuk ekziston më asnjë arsye pse të mos mendoj se Milani nuk e fiton titullin”

Në kolonat e Corriere della Sera, Mario Sconcerti komentoi për fillimin e shkëlqyeshëm të Milanit në kampionat. Gazetari i njohur italian me një përvojë 40 vjeçare e vendos ekipin e Stefano Piolit si pretendent për titullin.

“Nuk ka më asnjë arsye pse Milani nuk mund të fitojë kampionatin. Mund të ndodhë që nuk e fiton, por ekziston asnjë arsye teknike për ta parandaluar.

E vërtetë që varet shumë nga Ibrahimoviç, por është gjithashtu e vërtetë që Juve varet nga Ronaldo, Interi nga Lukaku, Roma nga Dzeko. Në Udine nuk ishte e lehtë, skuadra bardhezi vlen shumë më tepër se sa tregon renditja, është e vështirë t’i mundësh në lojë dhe fizik.

Në fakt Milani duhej të fitonte dy herë, një herë nuk ishte e mjaftueshme. Dhe ishte e nevojshme për ta mposhtur me forcë, armën e vërtetë teknike të Ibrahimovic.

Goli i dytë është një një gjest gati i ngathët, ai duhet të tradhtojë sensin origjinal të kohës duke e parashikuar atë, por është maksimumi i futbollin të pastër “

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu