“Nuk e pranoj dot, jo kështu!” Shpërthen Kjaer ndaj arbitrit dhe pastaj thumbon Conte mbi Eriksen

Simon Kjaer foli për mikrofonat e Milan TV në fund të Milan-Roma 3-3. Edhe sonte, danezi ishte një shkëmb i vërtetë dhe i palodhur!

Mbrojtësi i ardhur nga Atalanta i ka luajtur të gjitha ndeshjet dhe është zëvendësuar vetëm në rastin e Milan-Bologna pas 60 minutash!

Një provë e rëndësishme ndaj Dzeko, si ishte ndeshja?

“Kam ndjesinë se kemi zhvilluar një lojë të shkëlqyer dhe ata kanë përfituar nga gabimet tona të vogla.

Kemi treguar që nuk dorëzohemi kurrë, por sot mendoj se duhet të dilnim me tre pikë”.

FBL-ITA-SERIE A-INTER-ROMA 657036 | Pagine Romaniste

A ka ndonjë keqardhje?

“Brenda një ndeshje ka shumë ndeshje të vogla, më mirë të mos komentosh për penalltinë e 2-2. Të gjithë e kemi parë.

Pastaj, për mendimin tim, arbitri dha penalltinë tonë sepse e dinte që kishte gabuar më parë. E vështirë të pranosh, e di që arbitri po bën më të mirën, por është e vështirë ta pranosh”

“Kemi treguar që po rritemi si skuadër dhe jemi rritur shumë. Ka punë për të bërë. Kam ardhur këtu për të dhënë më të mirën time për ekipin, ka momente të mira dhe momente të vështira”.

Serie A: doppio Ibra, Kumbulla nel finale: Milan-Roma 3-3 - Eurosport

Për ndryshimet në krahasim me fillimin e vitit: “Besimi do të thotë shumë në futboll, cilësinë e kam pasur gjithmonë… Kur fiton ndeshje, besimi rritet! Pioli bëri një punë të shkëlqyeshme, duhet të ngremë gjithmonë nivelin”.

Argëtimi: “Ditën kur nuk do të argëtohem më, do të ndaloj së luajturi. Fillova të luaj sepse e dua futbollin. Milani ka qenë gjithmonë një ëndërr për mua, San Siro është gjithmonë San Siro”

Për momentin e ekipit: “Ne po rritemi, është gjithashtu e rëndësishme të kujtojmë se ku ishim deri vjet. Është shumë e rëndësishme të kemi këmbët në tokë dhe të punojmë çdo ditë, sonte kemi barazuar fatkeqësisht, por duhet të punojmë dhe përmirësohemi. Të gjithë japin një dorë për shokun e skuadrës”.

Për Eriksen: “Unë flas me të, për mendimin tim ai është një nga më të mirët në rolin e tij, por ai duhet të luajë në pozicionin e tij dhe siç preferon, por unë nuk jam ai që e vendos në fushë”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu