“Nuk e kuptoja si ishte e mundur që një si ai luante te Crotone!” Një ish-kuqezi doli garant te Maldini për transferimin e Messias

Mes njerëzve që pati më shumë ndikim te transferimi i Junior Messias te Milani është sidomos një milanist, që e ka stërvitur dhe rritur edhe më shumë…

Po flasim për një produkt kuqezi, dikur edhe trajner i ekipit Primavera. Në fakt, edhe pse emri i tij nuk është se ka dalë, është e sigurtë që disa telefonata kanë shkuar në drejtim të tij për të kuptuar karakteristikat e lojtarit, por sidomos aspektin njerëzor të tij.

Më ambjentet kuqezi flasin se Paolo Maldini pikërisht Giovanni Stroppa-s i ka telefonuar për të kuptuar më shumë nëse Messias mund të qëndronte në ambjentin Milan dhe nëse kishte ato principe të shëndosha.

Sot Stroppa është trajner i Monzas, po për Gazzetta dello Sport flet për Messias për periudhën që e pati te Crotone sezonin e shkuar.

“Fanella e Milanit nuk është për të gjithë. Ka peshën e asaj fanelle plot histori, presionin e San Siro dhe auditorit të tij që mund të fusë këdo në telashe.

Bukuria e kësaj historie do të jetë të shihni të gjithë duke qëndruar dhe duke duartrokitur një djalë me një histori të bukur pas tij, një histori që shumë do të donin ta jetonin.

Unë me të vërtetë shpresoj se ai do të jetë në gjendje të ndezë San Siro me shfaqjet e tij sepse ai ka gjithçka për të pasur sukses dhe unë mendoj se Paolo Maldini e ka perceptuar atë më shumë se kushdo. Dhe pastaj është Pioli, një garanci”.

“Nuk mund të befasohem nga transferimi i tij në Milano sepse rruga e tij është një evolucion i vazhdueshëm dhe do të jetë akoma, pavarësisht 30 viteve të tij.

Dhe kjo është befasuese. Nga seancat e tij të para stërvitore në Crotone ai dha ndjesinë e një lojtari që meritonte edhe më shumë se Serie B.

Pyetja që i bëmë vetes ishte: “Çfarë do dikush si ky këtu te Crotone?!…” Sepse fizikisht, teknikisht dhe madje edhe mendërisht ai nuk dukej të kishte një të metë … “

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu