“Nuk duhet të ndodhte në fund, por 2-2 jashtë fushe mbetet pozitive”

I aktivizuar në pjesën e parë në vend të Bennacer, Sandro Tonali që kthehej gjithashtu pas një dëmtimi, komentoi për “Sky Sport” barazimin në Beograd.

“Duhej ta menaxhonim më mirë. Po fitonim disa minuta nga fundi dhe ishim me një më shumë. Na vjen keq, mund ta mbyllnim dhe ta menaxhonim më mirë pa humbur shanset përfundimtare”.

Derbi: “Ne duhet të lëmë mënjanë zhgënjimin, duke e ditur se ky 2-2 është një rezultat që është i mirë për ne në funksion të ndeshjes kthyese. Le të mendojmë për 3 ditë para derbit. Do të mundohemi të japim 100%”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu