“Nuk do të jem kurrë si kinezi i Milanit”, presidentit të Fiorentina-s nuk i del e keqja…

Nuk është mister që Rocco Commisso u përpoq të blinte Milanin para se të blinte Fiorentina. Ai bëri një ofertë konkrete në verën e vitit 2018, por ishte i pasuksesshëm.

Në atë kohë, klubi ishte në pronësi të Yonghong Li, i cili më vonë e humbi atë duke e lënë peng te fondi Elliott për arsye të njohura (kishte marrë huazim 300 mln euro).

Biznesmeni misterioz kinez më pas u zhduk nga qarkullimi, duke u rishfaqur muaj më parë në Tëitter. Mbeten shumë dyshime për menaxhimin e tij.

Commisso, i intervistuar nga Lady Radio, përsëriti dëshirën e tij për të sjellë Fiorentinën në majë përmes investimeve që nuk do të jenë irracionale:

“Unë kam investuar tashmë 300 milion euro në dy vjet dhe Covid ka shpërthyer, paga jonë është rritur me 40% dhe të ardhurat kanë rënë.

Unë nuk do të bëj budallëqet që Yonghong Li i bëri Milanit. Paratë e Mediacom janë reale. Pa të ardhura, ne nuk mund të konkurrojmë me ata me 400-500 milion qarkullim. Unë kurrë nuk do të vendos 50 ose 100 milion euro çdo vit”.

Manjati italo-amerikan ishte i etur të përsëriste se menaxhimi i tij nuk do të jetë si ai i Yonghong Li në Milano, kur një mal me para u shpenzua duke gjeneruar një përkeqësim të buxhetit dhe humbjen pasuese të klubit nga biznesmeni kinez. Commisso ka ide të tjera për kompaninë dhe planifikon të kryejë projektin e tij në vitet e ardhshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu