“Nuk do ta kisha vërshëllyer Donnarumma për një arsye! Pioli? E nisa me grindje. Sot jemi lart edhe prej Zlatanit, i jam mirënjohës sepse…”

Davide Calabria është gjithnjë e më shumë në zemër të këtij Milani dhe gjithnjë e më shumë në qendër të klubit. Përpara se të kthehej herët nga grumbullimi me ekipin kombëtar për shkak të një tendosje të muskujve, Davide foli me mikrofonat e “Dribbling”. Disa tema u prekën nga mbrojtësi i Milanit: nga Donnarumma te Ibra, duke kaluar te Pioli.

Calabria shkoi kundër vershellimave të San Siro drejtuar Donnarumma, sipas tij pa vend: “Më vjen keq për Gigio. Ne jemi punëtorë dhe secili prej nesh bën zgjedhjet më të mira për karrierën e tij duke marrë padyshim përgjegjësitë e veta.

Unë nuk do ta kisha bërë si tifozet, sepse kur veshim fanellën e Italisë jemi të gjithë njësoj dhe të gjithë duhet të ecim në të njëjtin drejtim”.

“Kisha disa mosmarrëveshje me trajnerin Pioli kur ai mbërriti, tani ne shkojmë mirë në mënyrë perfekte. Unë po përpiqesha t’i vija në praktikë idetë e tij të lojës, ato ide që na kanë sjellë përsëri në Evropë dhe në krye në Itali.

Jam vërtet i lumtur te Milani: Kohët e fundit kam rinovuar, shpesh mbaj shiritin e kapitenit dhe ne jemi përpara në renditje. Thirrja në ekipin kombëtar ishte qershia mbi tortë”.

Një koment mbi Ibrahimovic, një burim frymëzimi për Davide Calabria, nuk mund të mungonte: “Zlatan më dha mentalitetin e punës dhe fitores. Ai nuk dëshiron të humbasë as ndeshjet stërvitore, ai ka ngritur nivelin e ekipit.

Nëse jemi aty ku jemi, shumica e meritave janë te tij. Të luash me të te jep energji, edhe kur ai nuk është në fushë ne e ndiejmë atë pranë nesh”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu