“Nuk do ta harroj kurrë atë ditë…” Diaz tregon emocionin me Milanin dhe zbulon qëllimet

Brahim Diaz, mesfushori sulmues i Milanit dhe numri “10” i Stefano Piolit, u intervistua nga Milan TV teksa po stervitet me ekipin pasi nuk eshte therritur nga Luis Enrique…

“Unë jam i kënaqur, kam shënuar gola dhe sherbyer asist, por ajo që ka më shumë rëndësi është që t’i bëjmë të gjitha këto për ekipin, për t’i ndihmuar ata dhe për tre pikët. Jam i kënaqur për atë që kam bërë, por mbi të gjitha për ekipin ”.

Dashuria e fansave: “E pabesueshme, e pabesueshme!!! Sinqerisht. Jam shumë i lumtur që kam shënuar në San Siro me të gjithë tifozët dhe jam shumë i lumtur nga mbështetja që ata më japin çdo ditë. Kemi tifozët të jashtëzakonshëm. Nuk do ta harroj kurre ate dite”.

Çfarë ka ndryshuar që nga viti i kaluar? “Krahasuar me vitin e kaluar, unë luaj më shumë, jam shumë i lumtur dhe mendoj se skuadra është më e fortë. Të gjithë më mbështesin si gjithmonë, nga ekipi tek trajneri.

Ata kanë besim tek unë, dhe besimi në ekip është gjithashtu i jashtëzakonshëm. Jam i lumtur, më pëlqen të luaj futboll dhe kjo është ajo që bëj: luaj dhe kënaqem duke luajtur”.

Qëllimet: “Ne duhet të luftojmë për gjithçka për të cilën mund të luftojmë. Duam të luajmë çdo tre ditë dhe për këtë duhet të fitojmë të gjitha ndeshjet që na mungojnë. Qëllimi im është të luaj për Milanin dhe të arrij në ekipin kombëtar, dhe kjo është ajo që po bëj: të luaj mirë, të ndihmoj ekipin dhe më pas të thirrem për Spanjën, gjë që do të ishte një krenari. Unë jam mirënjohës për fjalët e Luis Enrique dhe Mancinit”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu