NOTAT E NDESHJES: Saelemaekers si shigjetë, befason Kalulu. Kessie, ka nisur kampionati! Diez nuk tradhton, Maldini…

Maignan 6: shumë i kujdesshëm në dalje. Gjithmonë i zoti me këmbët. Eshtë një siguri dhe garanci. Pa faj te goli, pasi topi devijohet pafat nga Tonali dhe ndryshon trajektore.

Kalulu 7: e mbyll pjesën e parë duke shpëtuar një kundër një Nzola. Prezantohet në të dytën me një kros “si penelatë” për golin e Daniel Maldinit. Në mes shumë gjërash të mira, pasioni dhe dëshira (71’ Calabria 6: 25 minuta, me shtesën e përfshirë, për të gjetur feeling me fushën. Shtyrjet e tij në të djathtë janë gjithmonë të mira)

Tomori 6,5: Nzola është një klient i bezdisshëm fiziksht, por Fik nuk dorëzohet, gjithmonë fiton duelet përpara dhe është një kasafortë.

Romagnoli 6: i qetë, i rregullt, i pastër dhe mesfushor i shtuar me topin në këmbë. Një paraqitje që nuk bie në sy, por që konfirmon trendin pozitiv.

Theo Hernandez 6,5: kur niset në krah, të frikëson. Verde e shmang në momentin e golit, por më pas mbyll një vertikalizim të Spezias që mund të ishte rrezik goli.

Tonali 6,5: tashmë është kamaleon. Ka një aftësi të paparë për t’u përshtatur në ndeshje dhe e bën edhe në Picco, ku Thiago Motta përpiqet t’i heqë oksigjenin duke i vendosur Maggiore pranë. i pafat te devijimi i golit të barazimit.

Kessie 5: nëse do të luajë kështu, më mirë të akomodohet në stol. i ngadaltë, plot gabime dhe pa pozicion. Nuk është në top formë dhe duket

(81′ Brahim Diaz 7: futet dhe gjen golin duke konfirmuar se disa aksione me atë në fushë bëhen më lehtë. Goli i 2-1 lind nga një lexim i bukur në çmarkim dhe merr asistin e Saelemaekers. Eshtë lojtari me më shumë cilësi dhe paparashikueshmëri te ky Milan në aspektin teknik)

Saelemaekers 7,5: është kudo! Një shigjetë, ku askush nuk e arrin dot. Në të djathtë, në mes dhe në të majtë, Alexis duket se ka karikuar bateritë sepse ka fuqi mendore edhe në fund duke dhënë një super asist.

Maldini 7: në moshën 19 vjeç, 11 muaj e 14 ditë shënon golin e tij të parë në Serie A me një goditje të bukur me kokë te superkrosimi i Kalulu. Veç golit, tregon teknikë me topin, por ende është në hapat e parë dhe emocionet ndihen (

(59’ Bennacer 6,5: ashtu si ndaj Juventus, futet dhe jep më shumë “fosfor” te manovrat kuqezi)

Rebic 5,5: i pasaktë me topin në këmbë. Ka humbur pak shkëlqim dhe lodhja e tij qëndron.

(46’ Leao 6,5: bën gjëra të çmendura dhe gjëra të papërfunduara. Një shtyllë, një gol i humbur, driblime dehëse dhe ajo ndjesi që sa herë prek topin do të shpikë diçka. i mungon egërsia në zonën gol)

Giroud 5,5: kthehet titullar dhe duket se i mungon ritmi i ndeshjes (46’ Pellegri 5,5: një pjesë për të, në vend të Giroud, por mbahet mend vetëm për një goditje në fund)

Pioli 6.5: e fiton, edhe njëherë, duke peshkuar “xholin” nga pankina.  Bennacer, Leao e Brahim Diaz ndryshojnë ndeshjen dhe marrin 3 pikët. Pas golit të Spezias ekipi i tij nuk humbet shkëlqim dhe gjen goditjen finale.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu