NOTAT E NDESHJES: “Saelemaekers dhe Theo fundosin gondolën veneciane, Bennacer si diesel. Leao dhe birrilat…

Notat e ndeshjes sipas MilanNews. Milani fitoi 2-0 ndaj Venezia dhe nuk ka asnje note negative, edhe pse duhet theksuar se kundershtari nuk krijoi aspak rreziqe.

Maignan 6: I kushton vëmendje devijmit helmuese të Molinaros. Pastaj ai bëhet një mbrojtes i shtuar si fantazist duke prekur një numër të madh topash në zonen e prapavijes.

Kalulu 6.5: konfirmon gjërat e mira që u panë në Torino kundër Juventusit. Ai ka një shans të mirë me ndihmën e Rebic, por gabon per pak goditjen. Pastaj jep nje krosim tge bukur per Florenzi, qe me koke nuk gjen kuadratin. Bën shumë gjëra të mira në të dyja fazat.

Gabbia 6: një ndeshje e mirë për Matteo në kthimin e tij si titullar. Venezia, në fazën sulmuese, është shumë pak e forte dhe ai mund të përqëndrohet më shumë në ndalimin e topave. (nga 59′ Tomori 6.5: fut ne kafaz Henry, duke e bërë të qartë se nuk kalohet).

Romagnoli 6.5: i duhet të drejtojë repartin e mbrojtjes bashke me Gabbia dhe e bën mirë. Venezia nuk krijon asnjë rrezik dhe ai gjithashtu i lejon vetes “ekskursione” dhe dalje ne sulm per te krijuar epërsi numerike.

Ballo-Touré 6: debutimi në Serie A për të, i cili shtyn sa duhet, por është gjithashtu edhe pak rremujaxhi në disa lexime. Për të qenë një rezervë, le të themi se kemi parë më keq edhe në të kaluarën e afërt. (nga 59 ‘Theo Hernandez 7.5: ora e pushimit që i jep Pioli duket se e rigjeneron.

Ai hyn në lojë shumë mirë dhe i jep topin Brahim Diaz që i lejon spanjollit të zhbllokojë ndeshjen. E mbyll ndeshjen me golin e pare te sezonit dhe fale ndihmës nga Saelemaekers).

Bennacer 6.5: performanca në modalitetin dizel. Fillon ngadalë, pastaj ndizet. Dhe kur ndizet e sheh me syrin e tij të tretë futjen e Theo dhe e shpërblen me pasazhin që më vonë do të bëhet asistimi për 1-0. I sigurter dhe një formë në rritje.

Tonali 6.5: një lojë më e pastër dhe më pak me ndikim se ato të fundit, por është gjithmonë brenda lojës dhe manovrës së Milanit.

Florenzi 6: arrin me një pjesë të sekondës me vonesë në një asistim të bukur nga Leao. Pastaj ai shkon pranë shënimit në një krosim të bukur nga Kalulu. Nuk është ende në gjendjen më të lartë fizike dhe duket, por po rritet. (nga 59 ‘Saelemaekers 7: së bashku me Theo është ai që e bën gondolën veneciane të fundoset. Thyen vazhdimisht presionin, luan shumë mirë mes rreshtave dhe i siguron Theos një asistim 2-0. Ne fund do te kishte merituar edhe golin personal).

Brahim Diaz 7: Kështjella veneciane nuk i lejon hapësirë ​​të çlirohet nga topi, por ai shpesh përpiqet ta hapë duke e kthyer lojën në krahun e djathtë. Nuk shfrytezon disa pasime te shpejta te Rebic, por sidoqofte ndodhet ne vendin e duhur ne momentin e duhur per ta shtyre ne rrjete topin. (nga 80′, Kessie pa note).

Leao 7: është lojtari që krijon gjithmonë diçka. E kërcen sistematikisht kundershtarin, madje tani ka nisur ta beje edhe me dy perpara tij. Kur është kështu, është praktikisht shkatërrues. Në pjesën e dytë ai vuan pak nga minutat e shumta të luajtura brenda dhjete ditesh, por shokët e tij të skuadrës kujdesen për lojën.

Rebic 6: me një kundërshtar që mbyllet aq shumë, është më e vështirë se zakonisht të dalësh. Sidoqoftë, ai krijoi dy raste shënimi për shokët e tij të skuadrës, veçanërisht një (nga 73’Pellegri 6: në debutimin e sezonit, u mundua shumë).

Pioli 6.5: vitin e kaluar këto ndeshje ishin pak të mallkuara. Në mes të një mijë vështirësive dhe pas një pjese të parë ku topi dukej se nuk donte të hynte, ai mendoi kohën e ndryshimeve që sollen tre pikë në shtëpi dhe i japin vazhdimësi renditjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu