NOTAT E NDESHJES: Ibra bën të mirin dhe të keqin! Calha, çfarë po ndodh? Pioli, super reagim

G. Donnarumma 6,5: super pritje te Kalinic në fillim të ndeshjes, më pas te dy golat është thjesht dëshmitar pa faj. Merr pjesë në aksionet e Milanit si lojtar i shtuar, me këmbët e tij.

Calabria 6: autogoli është i pafat te goditja e Zaçagni. Më pas nis të rritet në formë dhe Verona bie. Arrin të gjejë edhe golin e 2-2 (Var ia heq).

Kjaer 6,5: Kalinic po pyet se ku është ende pasimi filtrues. Simon e “fut ne xhep” dhe sërish dhuron një paraqitje të madhe.

Gabbia 6,5: Kalinic provon t’i marrë kohën në fillim dhe Donnarumma shpëton gjithçka. Rritet me kalimin e minutave dhe tregon se nuk mund të jetë thjesht alternativë.

Theo Hernandez 6: sërish me dy fytyra ndeshja e tij. Ka dy raste të mira në pjesën e parë, por një e godet te Silvestri, ndërsa te e dyta ky i fundit i bën superpritje. Në fund të ndeshjes kthehet Theo i vjetër!

Milan-Hellas Verona 2-2: le pagelle rossonere | DAILY MILAN

Kessie 6,5: mund të kishte edhe një notë më të lartë por humbet markimin e Barak te goli i parë i Veronas. Ishte i kudondodhur sonte. Gjen edhe devijimin që sjell autogolin e Magnanit. Fiton edhe penalltinë që Ibra e gabon.

Bennacer 6,5: Pioli i bërtet në fillim të ndeshjes, ai e kupton dhe nis të ndërtojë lojë. Udhëheq si një far mesfushën dhe është në çdo sektor, madje edhe në sulm.

Saelemaekers 6: krosimi i tij sjell golin e parë kuqezi. Provon dhe me goditje por Silvestri përgjigjet mirë (46’ Rebic 6: duhet ende të gjejë ritmin e ndeshjes dhe formës, por në fushë është një motor që nuk ndalon).

Milan-Verona 2-2, gol e highlights: Ibrahimovic sbaglia un rigore e poi  salva i rossoneri | Sky Sport

Calhanoglu 5,5: periudhë e keqe! Në krahasim me Hakanin e fillim sezonit, duket sikur ka humbur dhe nuk bën dot asgjë nga ato që bënte më parë (87 Hauge pa notë).

Leao 6,5: e driblon thuajse gjithmonë Lovaton, duke gjetur anën e dobët të Veronës. Provon edhe të shënojë por është pa fat. (nga 78’ Brahim Diaz 6,5: futet për Leao në fazën e fundit të sulmeve kuqezi dhe jep një krosim të artë që Ibra e finalizon në gol. Një impakt shumë më i mirë se Calhanoglu në ndeshjen. Meriton më shumë hapësirë”).

Ibrahimovic 6: bën të mirin dhe të keqin! Gabon penalltinë që mund të ishte deçizive, shënon golin që është deçiziv për 2-2 në fund.  Eshtë pikë referimi për ekipin. Energjia po bie, por këto dy javë do të ketë kohë të rikuperojë.

Milan-Verona 2-2: Ibra al 93', rimonta rossonera da 0-2 - Eurosport

Pioli 6: përshtypja e parë është që Milani duket i lodhur. Por, pas dy shuplakash, arrin ta ngrejë dhe në pjesën e dytë zbret në fushë një Milan që nuk pushon së sulmuari.

Verona vazhdon të befasojë. Skuadra e Juric ka realizuar edhe golin e tretë në “San Siro” ndaj Milanit pas një pjese të parë në të cilën cinizmi ishte maksimal.

Pas golit të Barak dhe autogolit të Calabria, për verdhëblutë ka realizuar…

(nota nga MilanNews).

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu