NOTAT E NDESHJES: Boshti i Piolit funksionon! Gabbia shqetëson, Ibra mbetet udhëheqësi!

G.Donnarumma 7: Greene nuk e lejon atë të jetë një spektator pa pagesë gjatë ndeshjes dhe e thërret në tre ndërhyrje të rëndësishme. Veçanërisht i pari! Gigio i bën ato të duken të lehta, por nuk janë!

Calabria 6.5: ndeshje e mirë nga Davide, i cili gjithashtu i afrohet golit në pjesën e parë dhe të dytë, por është i pafat!

Kjaer 6: nuk fillon mirë, sepse lejon Greene të provojë portën kuqezi duke e humbur nga mbulimi. Pastaj kthehet i zakonshmi dhe mbyll zonën e nxehtë.

Gabbia 5.5: Gjysma e parë e keqe. Lexime të gabuara, duket se është në siklet dhe ka frikë nga debutimi i tij si fillestar në Evropë. Greene lëviz shumë lehtë. Në pjesën e dytë ngjitet bashkë me ekipin. Por, duhet një ndërrim ingranazhi.

Theo Hernández 6.5: nuk ka rëndësi kush është para tij, ai e asfalton atë. Prek golin me një goditje të bukur me të majtën e tij! Në krah bën çfarë të dojë dhe sa herë ndez motorët duhet vetëm t’i shkaktosh faull.

Kessié 6: ndeshje fotokopje për të dhe Bennacer. E fillonë keq, duke humbur topa dhe duke lexuar keq disa situata. Pastaj rritet goxha.  Franck gjithashtu merr pjesë në golin e Calhanoglu 2-0.

Bennacer 6: si Kessie. Në pjesën e dytë ngre nivelin e motorit dhe nuk bën asnjë gabim. Ndoshta  është ende pak mbrapa në një nivel fizik. (84′  Tonali pa notë)

Castillejo -6: McEneffe i heq një gol të shënuar! Pastaj përplaset disa herë me kundërshtarin. Merr pjesë të aksioni i 2-0 por nuk përfiton nga një top i shkëlqyer nga Brahim Diaz.

Calhanoglu 7.5: atje ku e la. Asist brilant për Ibrahimovic dhe më pas një gol me “tru” dhe teknikë! Në mes të një sasie industriale të topave të prekur dhe shumë punë për ekipin dhe për Zlatan. Tenton një roveshatë gati të pamundur dhe vetëm trau i portës i thotë “jo”. (83′ Brahim Diaz pa notë)

Saelemaekers -6: të luash në krahun e kundërt është shumë e vështirë, sidomos sepse nuk është mësuar. Vuan ashtu si edhe ekipi në pjesën e parë, duke gabuar në tre raste, por jo pasimin për Calhanoglu. Duhet të bëjë shumë më mirë, i ka mundësitë.

(73′ Krunic 6: bën detyrën në mesfushë)

Ibrahimovic 7: 3137 ditë më vonë, ai i kthehet shënimit të golave ​​në Evropë me fanellën e Milanit. Një goditje kirurgjikale që mposht Manus. Udhëheqës i padiskutueshëm.

Pioli 6.5: fitore dhe kalimi i raundit. Ritmi i manovrës duhet të rritet, tashmë të hënën kundër Bologna. Por të fillosh me një fitore është gjithmonë mirë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu