NOTAT: “Calabria, ndeshje si Kimmich! Duhet të vuante mesfushën, por ishte më vendimtari”

“Duhet inteligjencë taktike dhe sidomos besim për të dhënë gjithçka në një rol që nuk më përket dhe unë i kam aktualisht. Ndaj edhe për trajnerin do të luaja në çdo pjesë të fushës”…

Davide Calabria, autor i golit të bukur ndaj Juventusit, ka folur pas ndeshjes edhe pse do ta kishte ndërruar golin e tij me një rezultat tjetër.

Në emergjencë totale, Pioli i besoi futbollistit të rritur në Akademinë kuqezi mesfushën, bashkë me Kessie. Një dyshe atipike, por që ishte e vetmja mundësi.

Dhe Davide u përgjigj më së miri, aq sa ishte ndër më të mirët në fushë.

Jo më kot, notat më të larta iu dhanë nga të gjitha gazetat italiane apo portalet.

Notat më të larta janë 7 nga Tuttosport (“Performancë e shkëlqyeshme, gol i bukur dhe fort i dëshiruar”) dhe Corriere dello Sport (“Ai duhet të ishte një futbollist më pak në atë sektor fushe, por për një orë thuajse ishte një futbollist shtesë”).

La Gazzetta dello Sport bie në 6.5, por i jep atij një krahasim me peshë: “Kimmich i ri? Shpejt për ta thënë, por bën maksimumin dhe gjithashtu mirë”.

TMW: Calabria 6.5

La Gazzetta dello Sport: 6.5

Corriere dello Sport: 7

Tuttosport: 7

Corriere della Sera: 6.5

MilanNews: 7

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu