Nocerino mund të kthehet te Milani: Ja roli për të

Antonio Nocerino pritet të kthehet tek Milan.

Ish mesfushori kuqezi ka dialoguar në ditët e kaluara me klubin e Milanit, për një rikthim të mundshëm.

Sipas Gazzetta dello Sport, Marco Sommella dhe Giacomo Petralito, dy përfaqësuesit e Nocerinos, kanë patur një takim me drejtuesit e Milan.

Nocerino mund të thirret në Milanello për të stërvitur njërin nga formacionet e të rinjve kuqezinj.

Në këtë moment ish futbollisti drejton Under-15 të Orlando City, por mund ta lërë për të bërë të njëjtën detyrë tek Milan.

Një kthim i mirëpritur për Nocerinon, që me bluzën e Milanit ka 74 prezenca dhe 12 gola në Serinë A.

Përveç kësaj do të takonte në Milanello Zlatan Ibrahimovic, ish shokun e skuadrës, falë të cilit është bërë një nga mesfushorët më të mirë në sezonin 2011-2012.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu