Nocerino: Ky Milan mund të fitojë kundër kujtdo, edhe Interit! Po e nënvlerësoni shumë

Tifozët kuqezi kanë mbetur të zhgënjyer nga fundi i merkatos së Milanit, që me afrimin e Dalot nga Manchester United në formë huazimi, mbylli fushatën e transferimeve, përtej shitjeve ose largimeve…

Për shumë opinionistë, kuqezinjtë duhet të ishin fuqizuar edhe më shumë se sa kaq, por për të tjerë ekipi i Piolit është gati për të synuar katër vende e para.

Mes tyre është edhe ish-futbollisti kuqezi, Antonio Nocerino, që nga kolonat e La Gazzetta dello Sport, foli për Milanin aktual:

“Pioli bëri një punë të jashtëzakonshme, ai ndërtoi një Milan të ri, por tashmë shumë kompakt. Dhe në fushë ky është një aspekt që bën ndryshimin. Kjo skuadër mund të arrijë në katërshen më të mirë, pra Ligën e Kampionëve”.

“Ka një identitet shumë specifik të lojës: të gjithë gjithmonë dinë çfarë të bëjnë. Vazhdimësia, si në nivelin sportiv ashtu edhe në atë menaxherial, do të japë fryte. Milani sot është një një ekip që është jashtëzakonisht i vështirë për tu përballur: ata janë në gjendje të mposhtin këdo. Më duket sikur po nënvlerësohet ecuria”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu