Nocerino i sugjeron Milanit te ktheje nje ish.

Ish mesfushori i Milanit, Antonio Nocerino, rikujton shpesh periudhen dhe eksperiencen e tij me Milanin ku gjithmone e kujton me nostalgji. Duke folur ne nje video live ne Instagram me “Che Fatica La Vita Da Bomber ’”, italiani ka folur per nje nder ish shoket e skuadres, Stephan El Shaarawy.

Nocerino vleresoi aspektin teknik te egjiptiano-italianit dhe u shpreh se ai do te deshironte te shihte ate te luante serish tek Milani, pasi aktualisht do t’i pershtatej me se miri.

Nocerino: Do ta shihja mire Stephan tek ky Milan. Eshte nje lojtar i talentuar, me pelqen shume, pervec stilit te flokeve. Ne Milanello, shpesh tallesha me te, e quaja “ananas”. Por ai do te bente pjese ne ekipin tim”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu