Një vit me Stefano Pioli: nga “Odiseja” e nisur mes stuhisë dhe dallgëve te ekuipazhi solid!

Të marrësh në dorë një anije e cila po shkon drejt përplasjes te shkëmbinjtë dhe ku ekuipazhi është mosbesues, i përçarë dhe pesimist, nuk është e lehtë për askënd!

Shpesh e kanë të vështirë timonierë të mëdhenj dhe të mësuar me me dallgë, një det të keq dhe stuhi, por sidomos me busullën e prishur…

I përulur, i thjeshtë, punëtor dhe fjalëpak, Stefano Pioli  – për shumë “Padre Pioli” për faktin se duhet të shpëtonte sezonin dhe sidomos Milanin – arriti të fitonte zemrat e të gjithëve!

Marco Giampaolo kishte lënë një kantier të hapur mes baltës, tullave të shpërndarë kudo dhe sidomos me një vinç që nuk po punonte!

Pioli spiega la conferma del Milan: "Gazidis ed Elliott di parola, mi hanno  giudicato alla fine" | Goal.com

Trajneri i ri kuqezi, i zgjedhur si emergjent dhe me fatin e shkruar në qershor 2020 në 1 vit do të korigjonte njëra pas tjetrës gabimet e së shkuarës, do të përmirësonte futbollistët, por sidomos do të gjentë dy aleatë në krahun e tij: Ibrahimovic dhe Kjaer!

Eksperienca dhe lidershipi i dy senatorëve do të ishte thelbësor për të shpëtuar të rinjtë nga presionet. Rezultatet do të nisnin të vinin që në fillim të këtij viti por sidomos shpërthimi do të ndodhte pas karantinës dhe ndërprerjes së futbollit!

Në fushë u kthye një Milan i vendosur, besues dhe sidomos optimist për të ardhmen. Lojtarë që nga të larguar u bënë të konfirmuar dhe rritën potencialin e tyre.

U duk sikur anija do të lëkundej sërish kur zërat për ardhjen e sigurtë të Ralf Rangnick do të kumbonin fort! Por, ashtu si ekuipazhi i Uliksit në Odisenë e fashme zuri veshët me tapa për të mos dëgjuar thirrjen e sirenave, ashtu edhe skuadra kuqezi u izolua brenda objektivit për të fituar sa më shumë ndeshje, njëra pas tjetrës, me udhëheqësin Ibrahimovic që i vuri shpatullat përpara dhe mbrojti të gjithë ekipin.

Milan, Pioli mette tutti d'accordo: pace fatta tra Gazidis e l'area tecnica?

Milani i Piolit sot numëron 19 ndeshje radhazi pa humbje por sidomos luan futboll të bukur për t’u parë dhe ka premisa që të rritet edhe më shumë, me rritjen e eksperiencës së shumë të rinjve!

Natyrisht, dallgë të tjera do të vijnë, stuhia do të bjerë sërish, por anija tashmë mund t’i besojë një ekuipazhi që është gati!

SOT… 1 VIT NGA ARDHJA E PIOLIT NË STOL

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu