Një “thes” me oferta për Hauge, Milani merr vendimin bazuar te filozofia e Piolit!

Ekspozimi i fundit ndaj Covid-19 ka ngadalësuar rritjen e shpejtë të Hauge, tashmë i konsideruar si një idhull në Norvegji.

Ndërkohë, sipas Calciomercato.com, disa klube, italianë dhe të huaj, kanë provuar të hapin bisedime me Milanin.

Disa propozime për huazim kanë mbërritur tashmë për Hauge, me mundësinë që ai të largohet në janar për të luajtur vazhdimisht.

Milani, megjithatë, ka vendosur: të gjitha ofertat për Hauge do t’i kthehen dërguesitn mbrapsht, pasi norvegjezi do të mbetet në dispozicion të Piolit edhe në gjysmën e dytë të sezonit.

Asnjë shans për largimin – edhe nëse vetëm përkohësisht – e Hauge. Për më tepër, Pioli duket se ka një ide të re taktike për Hauge: vendosjen e tij si një sulmues i djathtë, si një alternativë ndaj Saelemaekers, duke pasur parasysh që në të majtë konkurrenca është e ashpër.

Madje, në janar Castillejo mund të largohet dhe kështu që mund të ketë ndryshime.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu