Milani ka kohë që ka vënë në shënjestër Serge Aurier për të forcuar fashen e djathtë të mbrojtjes.
Negociatat po vazhdojnë, edhe pse nuk ka akoma një marrëveshje përfundimtare.
Aurier ka dhënë disponueshmërinë e tij për një transferim në Milanello, por ajo që mungon është dakortësia me Tottenham-in.
Negociatat po zgjaten dhe kjo lejon edhe klube të tjera të hyjnë për lojtarin.
Sot Corriere della Sera tregon se Bayer Leverkusen madje e ka kaluar Milanin në garen për Aurier.
Nuk janë akoma të qarta detajet e ofertës së bërë nga klubi gjerman, por “Diajtë” duhet të bëjnë kujdes të mos iu ikë lojtari.
Ish lojtari 27 vjeçarë i PSG-së ka eksperiencë dhe kualitet për të qenë përforcimi i duhur për fashen e djathtë të Stefano Piolit.
Në kalimin e viteve ka treguar edhe ndonjë problem karakterial, por drejtuesit kanë besim të madh te ai.
Kjo javë mund të jetë vendimtare për të ardhmen e Aurier.