Një Rebic “argjentina” çmend drejtuesit kuqezi: në verë tentuan, por klauzola 25 mln euro! Por, janari…

Milani nuk ndalet së kërkuari për talentë të rinj në skenën botërore! Deri më sot, duket se Maldini dhe Massara janë duke u përqëndruar më shumë në gjetjen e një sulmuesi të ri të parë. Një zgjedhje legjitime, duke pasur parasysh se Milani, tani dhe sezonin e ardhshëm, do të duhet të përpiqet të modernizojë departamentin e sulmit.

Zlatan Ibrahimovic, 40 vjeç dhe Oliver Giroud 35, megjithë cilësitë e tyre të mëdha, nuk mund të garantojnë një të ardhme afatgjatë për sulmin.

Kështu Maldini dhe Massara shikojnë më shumë talentet e rinj në zhvillim, ata që kanë një bazë cilësore për t’u rritur në maksimum në një mjedis të lulëzuar siç është Milanello.

Emri i fundit i shtuar në tregun e Rossonerëve është ai i Julian Alvarez, një sulmuesi i ri 21-vjeçar në fuqi te River Plate. Në realitet, nuk është një profil i ri për drejtuesit e Rossonerëve, të cilët tashmë e kishin ndjekur atë vitin e kaluar dhe rifilluan këtë verë, kur klauzola prej 25 milionë eurosh i pengoi ata të kryenin goditjen.

Tani, megjithatë, gjërat mund të ndryshojnë qartë pasi kontrata e lojtarit me River përfundon në vitin 2022.

Milani, falë numrave të Alvarez, mund ta shenjtërojë atë si të zgjedhurin për të ardhmen e sulmit të ekipit të Stefano Piolit.. Si me çdo perspektivë interesante, megjithatë, ka shumë konkurrencë!

Julian Alvarez i dha fitoren River Plate në superklasikon e luajtur mbrëmë kundër Boca Juniors. Dy gola për të dhe një fitore 2-1 që çmendi një mori të tifozëve të pranishëm në El Monumental.

Argjentinasi i vitit 2000, për karakteristikat tekniko-taktike, të kujton shumë Ante Rebic. Shumë fizik dhe me fleksibilitet te theksuar për të ditur se si të alternoje rolet e sulmuesit anësor (majtas dhe djathtas) dhe sulmuesit të parë.

Me pak fjalë, pak si Ante në fillim të sezonit. Alvarez tani është në pamjen e evropianëve të mëdhenj siç raportohet nga Calciomercato.com. Kontrata e tij që skadon në vitin 2022 i shtyn disa klube, përfshirë Milan, që të duan të përpiqen ta marin që në janar. Një lëvizje për të mundur konkurrencën me çmimin e duhur.

Siç thamë, jo vetëm Maldini dhe Massara po nuhasin marrëveshjen, por edhe Bayer Leverkusen, Borussia Dortmund, Aston Villa, Tottenham dhe Sevilla. I riu ka bërë tashmë 4 asistime dhe 7 gola në 11 ndeshje.

Konkurrenca e pamëshirshme për argjentinasin Araña (pseudonimi i tij që nga fëmijëria = merimangë) është e justifikuar…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu