Një foto, një histori në Instagram dhe është menjëherë e diskutueshme.
Zlatan Ibrahimovic u fotografua, pa maskë, në dalje të dyqanit të tatuazheve “Cross the line tattoo” në rrugën Volpe në Gallarate.

Me të, shoku i ekipit Hakan Calhanoglu, i cili postoi një foto të tatuazhit në rrjetin social të njohur Instagram.
Gallarate nuk është larg Milanello, ku Milan stërvitet, por është e qartë se të dy nuk shkuan atje për arsye pune… Dhe lëvizjet janë të kufizuara në kohë Covid-19.