Është një Milan “felin”, të paktën në rrjetet sociale. Në fakt, të gjitha nënshkrimet e reja të klubit do të paraqiten me përfaqësimin e kafshëve për të cilat suksesi i tufës është rezultat i punës së grupit, respektimit të rregullave, pa harruar rëndësinë e krenarisë individuale: Ibra është luani që udhëheq, mbron dhe mbështet grupin; Brahim Diaz gepardi që vrapon shpejt me një goditje të papritur.
Slogani “ready to unlesh” (ose “gati për t’u tërbuar”) dëshiron të theksojë energjinë e të rinjve dhe vendosmërinë e të gjithëve.
Lojtarët e rinj do të paraqiten gjithashtu në këtë mënyrë: së pari Sandro Tonali, me të cilin është arritur një parim i marrëveshjes totale me Brescia dhe pritet që të hënën ose të martën të vijë zyrtarizimi!