Një lajm i mirë vjen nga stërvitja kuqezi, Pioli e ka menduar planin!

Së shpejti mund të vijë debutimi i Pietro Pellegrit me fanellën e Milanit. Siç raportohet nga Gazzetta dello Sport, sulmuesi po rikuperon gjendjen e tij fizike pas një sezoni plot lëndime te Monaco.

Pellegri, në fakt, është stërvitur me grupin për dy javë dhe për këtë arsye ekziston mundësia që ish-talenti i Genoa gjithashtu të jetë i dobishem në ndeshjen kundër Juventusit, duke pasur parasysh mungesën e Ibrahimovic.

Ndjesia, megjithatë, është se Pioli do t’i japë atij një shans në ndeshjen kundër Venezias, të planifikuar për të mërkurën e ardhshme.

Sulmuesi ka kryer fazen pergatitore pergjysme dhe vec kesaj duhet thene se ne Milanello nuk duan te rrezikojne pasi ne te kaluaren ka hasur jo pak probleme djaloshi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu