Një klub i ri ndjek Calhanoglu, në janar provon goditjen! 1 mln euro ndan Milanin nga turku

E ardhmja e Hakan Calhanoglu është ende një pikëpyetje e madhe! Nëse për Gigio Donnarumma duket se qetësia e klubit është një bindje për atë që do të ndodhë (Raiola ka provuar ta ofrojë kudo dhe askush nuk i përgjigjet pretendimeve ekonomike të tij mbi rrogën) për turkun me nr.10 të Milanit, situata ndryshon!

Fantazisti pas karantinës u transformua dhe u bë një futbollist total (edhe pse kohët e fundit dëmtimi në kavilje dhe lodhja kanë ulur rendimentin e tij) dhe shumë skuadra nisën të hidhnin sytë mbi të.

Simeone e l'Atletico Madrid: gli anni del Cholismo | Goal.com

Calhanoglu kërkon një rinovim me rritje page me dyfishin e rrogës, pra minimalisht 5 mln euro dhe bonuse. Milani është ndalur te 4 mln euro dhe bonuse. Palët ende po bisedojnë.

Ndërkohë, e përditshmja spanjolle “As” shkruan sot se edhe Atletico Madrid e Simeones është në garë dhe po ndjek zhvillimet.

Madje, Atletico mund të ofrojë diçka që në janar për turkun për të mos pritur verën, nëse ky i fundit nuk do të rinovonte me “Djallin”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu