Një gol si gjyshi Cesare dhe babai Paolo, Daniel Maldini: Faleminderit Ibra! Ai të bërtet, por…

Dinastia vazhdon. Pas Cesare dhe Paolo, Daniel Maldini gjithashtu “u pagëzua” në San Siro duke futur emrin e tij në tabelën elektronike…

Tani për tani, sigurisht, elozhet i përkasin vetëm një goli në një miqësore (dje kundër Monza) por sulmuesi i datëlindjes 2001 duket se ka të gjitha karakteristikat për t’u imponuar.

Stefano Pioli i beson atij dhe mund të vihet bast se në sezonin e ri, Maldini jr do të ketë më shumë shanse dhe hapësira.

Milan-Monza 4-1: la decidono i giovani Maldini, Calabria, Kalulu e Colombo

Pas mbrëmjes së bukur, Daniel Maldini foli për Milan TV, duke komentuar paraqitjen e tij dhe golin:

“Edhe pa audiencë dhe tifozë të luash në San Siro është me të vërtetë bukur. Pastaj goli zbukuroi gjithçka. Sektori i të rinjve punon mirë, sjell të rinj që meritojnë ekipin e parë, ndaj na mbetet ne të japim më të mirën”.

I riu Daniel nuk mund të mos përmendë “mentorin” e tij Zlatan Ibrahimovic, me të cilin luajti nga minuta e 1′: “Ai është shumë i mirë në fushë: ndihmon, flet gjithmonë edhe nëse bërtet mund të të udhëzojë. Falë tij dhe ekipit gjërat po shkojnë mirë, të gjithë mund të përmirësohemi falë Ibrahimovic”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu