Nje dekadë kaos, Milani ka rigjetur “murin” e vet

Merkatoja e verës ka qenë e mbushur me spekulime dhe tifozët kanë pritur gjatë ndonjë goditje të madhe të Milanit në mesfushë e lart, edhe pse Giroud është një përforcim i shkëlqyer për eksperiencën dhe cilësinë që ka.

Në pritje të ndonjë befasie në ditët e fundit të gushtit, gjithsesi Milani dhe tifozët mund t’i gëzohen repartit të mbrojtjes, që është rikthyer ai i kohërave të arta, pas rreth një dekade plot probleme e ndryshime.

What Chelsea's Fikayo Tomori did for AC Milan during Genoa victory as  transfer stance validated - football.london

Gazzetta dello Sport ka analizuar repartin mbrojtës të Milanit dhe e quan pikën më të fortë të kuqezinjve. Një miks pozicionimi, dinamizmi dhe mençurie kanë bërë që Milani të mos pësojë gol që prej muajit prill, në Romë ndaj Lazios.

Pas asaj disfate, Milani nuk ka pësuar gol ndaj Benevento, Juventus, Torino, Cagliari, Atalanta dhe këtë sezon e ka nisur sërish me paraqitje të mira dhe fitore pa pësuar gol ndaj Sampdorias.

Në ndryshim me një sezon më parë, Fikayo Tomori është që nga fillimi dhe është duke formuar një dyshe të shkëlqyer me Simon Kjaer, një lider i vërtetë në ekip. Theo Hernandez e Calabria janë një garanci nga krahët, aty ku Milani tashmë ka edhe alternativa cilësore, si Florenzi e Ballo Toure, të cilët do të jenë mjaft të rëndësishëm në një sezon ku Milani do të marrë pjesë në 3 kompeticione.

Sky: Romagnoli, Tomori and Dalot posed as Milan defensive duo suffer from  flu symptoms

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu