Një “çuni mami” për Milanin, Leao është gati që të mbajë peshë “Djallin”

Mamasë i telefonon pas çdo goli që shënon, por e bëri edhe të martën, menjëherë pas zbarkimit në Milano, përpara se të kryente dje vizitat mjekësore dhe të vishte fanellën e re në karrierën e tij. Rafael Leao është një sulmues i ri, por ka shënuar mjaftueshëm sa ta shndërrojë festimin e tij një “markë” të personalizuar.

RRËNJËT – Prindërit e tij kanë origjinë nga Angola, por Rafael ka lindur në Almada, një provincë e vogël i Setubalit, pjesë e metropolit të Lisbonës. Është e njëjta qytezë, prej diçkaje më shumë se 160 mijë banorësh, në të cilën ka lindur edhe Luis Figo. Karriera si sulmues e Leaos ka nisur shpejt. Ai u rrit në radhët e të rinjve të Sportingut të Lisbonës, ndërsa me skuadrën e parë debutoi më 12 tetor 2017, në Kupën e Portugalisë. Dhe menjëherë diti sesi t’i tërheqë projektorët nga vetja, pasi realizoi dhe nuk mund të mungonte “telefonata” me të ëmën.

Më pas, më 11 shkurt të vitit 2018, debutoi në Kategorinë e Parë portugeze, por goli i parë i rëndësishëm erdhi më 2 mars, në supersfidën përballë Portos. Dhe mes këtyre dy datave, më 22 shkurt, kishte ardhur edhe debutimi në Ligën e Europës. Leao shkon me vrap edhe në Francë. Pasi luan ndeshjen e parë në Ligë 1 më 30 shtator, goli i parë vjen më 27 tetor, në ndeshjen e tij të dytë. Dhe prej tij vijnë me radhë edhe 7 gola të tjerë në 22 ndeshje, ndonëse periudha e artë ishte mes 16 dhjetorit 2018 dhe 18 janarit 2019, kur shënon në katër ndeshje me radhë.

TEKNIKË, FORCË, SHPEJTËSI – Në sulm, Rafael Leao mund të mbulojë çdo rol, sepse gëzon teknikë dhe kapacitet për t’u përshtatur, thjesht perfekt për idetë e trajnerit Xhampaolo. Këmba e preferuar është e djathta, por ka ditur të tregojë cilësi në driblim dhe shpejtësi në ekzekutim, ashtu sikurse në duelet një kundër një. Prandaj, ai mund të pozicionohet lehtësisht në qendër të sulmit, si anësor ofensiv apo qoftë edhe si sulmues i dytë.

Karakteristika e tretë dhe ajo më e mira që perfeksionon dy të parat është fiziku i tij. 188 centimetra dhe 90 kilogramë dinë sesi të bëjnë diferencën, sidomos në episodet kur kërkohet t’i shpëtojë markimit të mbrojtësit, pas të cilit të kërkojë goditjen, me këmbë apo akoma më shumë me kokë, por sigurisht edhe për të shërbyer skuadrën. Te Lila, në një skuadër shumë të re në moshë, ka luajtur më shpesh si qendërsulmues i vetëm, në 4-2-3-1 e përdorur nga ky ekip, së bashku me ish-shokun e skuadrës, Pepe.

Përgatiti: JETON STAMOLLA 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu