Një bast si Kalulu! Milanit i ofrohet talenti i Marseille U-19. Detajet

Milani vazhdon të jetë i kujdesshëm sa i përket merkatos së futbollistëve të rinj dhe të talentuar, duke qenë se për të hedhur hap cilësor duhet edhe të zbulosh të rinjtë me prespektivë që në të ardhmen mund t’i fitosh ose përdorësh për të krijuar plusvlera.

Sipas raportimit nga portali i njohur Gianlucadimarzio.com, Romain Da Silva Pereira (datëlindja 2004) i është propozuar Milanit. Mbrojtësi francez i lindur në Portugali është një qendërmbrojtës në pronësi të Olympique Marseille.

Gianluca Di Marzio :: Milan, proposto il giovane Da Silva

Pereira gjithashtu mund të luajë mesfushor dhe i përket skuadrës Under 19 të klubit marsejez.

Kuqezinjtë e kanë parë profilin e tij interesant në sajë edhe të videoanalizave të shefit të scout, Moncada, ndaj edhe mund të hyjnë në negociata për lojtarin e ri.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu