Milan-Roma ishte një ndeshje spektakolare, por e prishur nga një arbitër – Piero Giacomelli – që donte të bënte protagonistin duke injoruar VAR dhe duke bërë me kokën e tij!
Praktikisht, shpiku dy penallti, nervozoi lojtarët dhe i doli gjithçka nga kontrolli.
Një paraqitje negative e tij e cila është dalluar sot në të gjitha faqet e gazetave dhe tashmë dënimi për të duket se do të jetë automatik.
Por, gjithçka në bashkëpunim edhe me ato të dhomës VAR, që duhet të japin shpjegime te Rizzoli, përzgjedhësi i arbitrave.

Duke ndërhyrë në profilin e tij në Tëitter, Andrea Vianello, drejtori i Rai Neës, ka folur për arbitrin kështu: “Një arbitrim i tillë nuk ndodh as në kategorinë e tretë në Ishujt Samoa! E pabesueshme ajo që pamë”.
Në mes të kritikëve mbi të gjitha dy penalltitë e dhëna, i pari për një faull inekzistent nga Ismael Bennacer ndaj Pedro dhe i dyti për ndërhyrje të dyshimtë nga Gianluca Mancini ndaj Hakan Calhanoglu.
Penalltia e akorduar në favor të kuqezinjve duket të jetë pak kompensim për gabimin e bërë më parë.

Sigurisht nga dhoma VAR nuk e ndihmuan Giacomelli, i cili mbetet i njëjti fajtor i dy episodeve.
Arbitri nga Trieste bëri që lojtarët dhe trajnerët të nervozoheshin në San Siro.
Stefano Pioli në një moment i tha: “Giacomelli, ti po bën gjithçka keq”.

Trajneri kuqezi pas ndeshjes, megjithatë, shmangu komentet mbi punën e gjyqtarit, duke u përqëndruar në performancën e ekipit të tij. Një zotëri, si gjithmonë.
Ndërkohë, Gjykatësi Sportiv njoftoi vendimet e tij pas javës së pestë në Serie A: Simone Reposi, përgjegjësi i rapoteve me arbitrat te Milani, u skualifikua për një ndeshje “për shkak se, në minutën e 32-të të pjesës së dytë, kundërshtoi haptas punën e gjyqtarëve”.