Nisje “katastrofë” edhe te Torino, Giampaolo kthehet të flasë për Milanin: I dija cilësitë e atij ekipi

Torino e tij e ka nisur si mos më keq sezonin dhe tashmë menjëherë kritikat kanë përfunduar mbi trajnerin Marco Giampaolo!

U duk sikur kishte harruar Milanin dhe sidomos ecurinë katastrofike me kuqezinjtë që solli edhe shkarkimin e tij. i ashtuquajtur “Maestro” për faktin se në Koverçiano kishte dalë me nota pozitive dhe një diplomë vërtet kurioze, te Milani i zgjedhur nga Maldini dhe Boban, bëri një ecuri për të vënë duart në kokë dhe në fund u shkarkua me ceremoni!

Te Torino, pas një viti pushim, duhet të vinte revanshi por sot erdhi sërish një humbje, këtë herë 2-3 brenda fushe ndaj Cagliarit, me Giovanni Simeone protagonist me dy gola, edhe pse Belotti gjithashtu shënoi dy herë për Toron!

Në fund të ndeshjes, Marco Giampaolo, gjithashtu u kthye në përvojën e tij fatkeqe në Milano në intervistën dhënë Sky Sport pas humbjes së sotme kundër Cagliari:

“Ndërtimi i ekipit u zhvillua me kalimin e kohës. Milani im kishte lojtarë të rinj dhe me një vlerë e madhe që doli në pah pas karantinës, së bashku me disa të tjerë që u afruan.

Ishte ekip me cilësi dhe personalitet, por sot gjithashtu mbledh frytet e punës së Piolit. E lë atë përvojë plotësisht mënjanë, duhet të shoh përpara”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu