NISIN BISEDIMET: Raiola takohet me Maldini, kontrata e Donnarumma dhe sirena “Real”

Prioriteti kryesor i Milanit është të blindojë një nga lojtarët e tyre më të mirë. Gianluigi Donnarumma është baza e ekipit sot dhe nesër, ndaj duhet të rinovojë me një kontratë të re, që mund të kënaqë si lojtarin, ashtu edhe agjentin e tij Mino Raiola.

Pikërisht ky i fundit ka mbërritur këto ditë në Milano dhe ka nisur bisedimet e para me Maldini dhe Massara, ashtu si shpjegoi edhe drejtori sportiv dje përpara ndeshjes ndaj Sparta Praga (“duam të mbajmë Donnarumma dhe kemi nisur tashmë bisedimet me agjentin e tij”).

Kuqezinjtë nuk dëshirojnë të rrezikojnë të humbin Gigio sidomos me parametra zero, duke qenë se kontrata e tij aktuale skadon saktësisht pas tetë muajsh, më 30 qershor 2021.

Gigio Donnarumma e Hauge positivi al Covid: Milan-Roma si gioca  regolarmente - Corriere dello Sport

Ende duhet durim, duke pasur parasysh se marrëveshja midis Milanit dhe Mino Raiola, agjenti i Donnarumma, duket më pak e thjeshtë se sa pritej.

Portali spanjoll Defensa Central shkruajti për interesimin e fortë të Real Madrid për Donnarumma.

“Blancos” janë tifozë të mëdhenj të portierit të ri, ideal për të zëvendësuar Thibaut Courtois në portë në të ardhmen e afërt.

Mundësia për të afruar Donnarumma pa asnjë qindarkë ngacmon Florentino Perez, i gatshëm të prezantojë në Milanello një ofertë shumë të lartë kontraktuale.

Covid, Milan: positivi Donnarumma e Hauge

Paolo Maldini është i qetë: “Donnarumma është një lider, Milani do të bëjë gjithçka për ta mbajtur atë”.

Por ka nga ata që kanë filluar të bëhen të padurueshëm. Pra, kujdes me presionin e Realit dhe sidomos PSG, të cilët mund të joshin Raiola me komisionet e ndryshme.

Megjithatë, Donnarumma është ai që vendos, ashtu si e bëri 3 vite më parë, kur e nxorri nga dhoma agjentin e tij për të firmosur rinovimin!

Palët do të bisedojnë edhe për të famshmen klauzolë që Maldini dëshiron ta heqë duke i rritur rrogën në 7 mln euro dhe bonuse portierit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu