Nis të shuhet shpresa për rikuperimin e Rebic, ja kur vendoset fati i kroatit!

Shtohen dyshimet për Ante Rebic! Kroati ende nuk ka rikuperuar dhe shpresa për ta parë në derbin ndaj Interit sa vjen dhe po shuhet.

Sipas asaj që u mësua nga MilanNews.it, zhvendosja e bërrylit ka qenë më serioze nga sa pritej dhe klubi nuk ka ndër mend të rrezikojë kroatin për gjithë sezonin vetëm që të zbresë në fushë në javën e katërt të kampionatit, ndaj Interit.

Ndjesia nuk është pozitive, edhe pse dita vendimtare kur do të meret vendimi është e enjta, pasi sulmuesi të mërkurën do të ketë bërë edhe kontrollin e fundit.

Alternativa – Sidoqoftë, hipoteza është që trajneri Stefano Pioli do të vendosë të fusë Saelemaekers në të majtë, me Brahim Diaz ose Castillejo në të djathtë.

Problemi më i madh për trajnerin e Milanit është se ai do të ketë vetëm dy ditë që të jetë në gjendje të provojë zgjidhjet me të gjithë lojtarët në dispozicion pas kthimit nga angazhimet e tyre përkatëse me ekipet kombëtare.

Lajmi tjetër i bukur i ditës është rikthimi i Andrea Contit në stërvitje. Mbrojtësi ka zhvilluar të gjithë senacën me grupin. Prej disa muajsh, mbrojtësi i blerë te Atalanta dy vite më parë, mungonte.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu