Nis java vendimtare: Hauge është përjashtimi, domosdoshmëria mbetet mbrojtja! Emrat dhe shanset

Jens Petter Hauge, nëse transferohet te kuqezinjtë, do të përfaqësonte një alternativë interesante sulmuese për Milanin e Stefano Pioli.

Por, klubi kuqezi gjithashtu vazhdon të kërkojë një mesfushor qendror, por mbi të gjitha ka nevojë për një mbrojtës qendre.

Duke folur për mesfushën, braziliani Paqueta po bllokon merkaton kuqezi, madje edhe në mbrojtje. Si shumë klube, “Djalli” gjithashtu duhet të bëjë kujdes me shpenzimet. Marrëveshja me Lyon (i cili nga ana tjetër mund të shesë Aouar) mbetet në detaje: kur të zhbllokohet, Milani do të ketë dritën jeshile për të përforcuar skuadrën.

Wesley Fofana. Deri më sot, është emri më i nxehtë. i lindur në vitin 2000, ai luan te Saint-Etienne, ka një vlerësim të lartë, por jo të paarritshëm. Për sa i përket moshës, rolit dhe kostos, ai përfaqëson profilin më të afërt me atë që projekti teknik i Milanit kërkon për momentin.

Matija Nastasic. Më shumë përvojë, por kosto më të ulët. 29-vjeçari ka luajtur në Itali me fanellën e Fiorentina-s dhe do të kthehej pas tetë vjetësh. Schalke do ta lironte atë në huazim me të drejtën e blerjes.

Nikola Milenkovic dhe German Pezzella. Nëse do të kishte mundësi, Milani do të vinte bast te një nga të dy. Përshtypja është se drejtuesit kuqezi do të preferonin të parën, ndërsa Pioli të dytin.

Emrat e tjerë. Celtic ka kohë që ka mbyllur dyert për Kristoffer Ajer, një mbrojtës norvegjez që Milani, të paktën zyrtarisht, gjithmonë e ka përjashtuar nga lista e objektivave. Chelsea ditët e fundit ka propozuar Antonio Rudiger, të cilin, megjithatë, anglezët do të donin ta shisnin plotësisht: një formulë që nuk është e njohur në Itali këtë verë.

Rudiger. Luca Marchetti, gazetari i Sky Sport, foli për ardhjen e mundshme të Antonio Rüdiger në Milano. “Në Itali nuk është mirë për askënd sepse ai fiton 5 milion euro neto në sezon. Sidoqoftë, faktori i kohës është një bumerang sepse ose ke forcën ekonomike për ta mbajtur atë ose rrezikon ta shesësh. Java e merkatos është si poker, duhet të kuptosh se kush heq dorë i pari”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu