Ibrahimovic mbete Ibrahimovic… Në stërvitje, në ndeshje madje ndoshta edhe kur mëson fëmijët e tij. Sepse mentaliteti i suedezit është diçka që nuk mund të blesh. Ose e ke, ose nuk e ke!
Të gjithë futbollistët shpesh thonë që edhe në stërvitje është kërkues dhe do të fitojë gjithmonë edhe ndeshjet stërvitore.
Një konfirmim i radhës për faktin që edhe pse gati 40 vjeç vazhdon të zbavitet vjen nga video e publikuar, pasi sigurisht ka marrë xhirimet e kamerave në Milanello…
Gjatë një seance stërvitore, një gol në version “Ninja”, siç e përshkruan ai. Një goditje artesh marciale për të shënuar…
Veprime që shpesh ia kemi parë dhe ia shohim edhe në fushë.