NGA SPANJA: Te Barcelona nuk po luan, Milani “troket” për talentin: u mundua dy merkato ta transferonte

Midis rinovimeve, mundësive me parametra zero dhe goditjeve të reja në tregun e transferimeve, drejtuesit e Milanit vazhdojnë të studiojnë se si të përmirësojnë skuadrën për sezonin e ardhshëm.

Klubi kuqezi po vlerëson profile të ndryshme, veçanërisht të rinjtë, dhe nuk përjashtohet që një lojtar i cili tashmë është kërkuar disa herë të kthehet në “modë”.

Paolo Maldini, Frederic Massara dhe Ivan Gazidis dëshirojnë të shpenzojnë shuma jo të tepruara për lojtarët nën 23 vjeç të gatshëm të japin një kontribut.

Menaxherët e via Aldo Rossi mund të kthehen të ndjekin dhe dëshirojnë mesfushorin e ri të Barcelonës, gjithashtu për shkak të situatës së pasigurt kontraktuale të Soualhio Meite.

Francezi nuk është i sigurt për blerjen dhe rinovimin e huazimit, ndaj klubi mund të zgjedhë të drejtohet në profile të ndryshme, si për aftësitë teknike ashtu edhe për ato fizike.

“Djalli” mund të trokas në dyert e Barcelonës përsëri për mesfushorin Riqui Puig. Lojtari ka qenë prej kohësh një shënjestër dhe Maldini & Co u përpoqën ta afronin në dy seancat e fundit të merkatos, si në janar dhe qershorin e kaluar.

Klasa e vitit 1999 është një mesfushor qendror, por nëse është e nevojshme ai mund të vendoset si mesfushor sulmues dhe ka aftësi të mëdha në driblim dhe futje në zonë.

Pavarësisht nga cilësitë e njohura nga të gjithë, talenti spanjoll lufton për të fituar vendin në Katalonja dhe ekipin kombëtar të Spanjës.

Siç kujtohet nga faqja spanjolle Todofichajes, futbollisti bëri 20 paraqitje dhe një gol këtë sezon, duke treguar pakënaqësi me situatën e tij…

Kohët e fundit kontrata e tij u rinovua automatikisht deri në vitin 2023, por përkundër këtij detaji, Blaugrana mund ta shesë lojtarin, edhe si huazim.

Klubi katalanas e vlerëson mesfushorin 20 milion euro, megjithatë ata gjithashtu mund ta japin në huazim.

Milani mund të kthehet tek ai nëse nuk e blen Meite nga Torino, por duke ndryshuar karakteristikat e mesfushës: francezi është gati 190 centimetra i gjatë ndërsa Puig nuk i arrin 1 metër e shtatëdhjetë, ndoshta duke çuar në ndryshimin e fizionomisë së mefushës së Djallit. .

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu