Nga Spanja: Zidane hedh syte nga Theo Hernandez

Me largimin e mundshem te Marcelos ne fund te sezonit, Real Madrid po mendon per nje zevendesues te anesorit brazilian. Mediat shpesh e kane lidhur te ardhmen e tij me nje transferim tek Juventusi, per t’u bashkuar me ish shokun e tij te skuadres, Cristiano Ronaldo.

Ne rast largimi te Marcelo,  Zidane nuk do te kishte garancite e nevojshme ne krahun e majte vetem me Mendy pasi dhe rikthimi i Reguillon gjithashtu nuk duket se eshte ne planet e teknikut francez. Ne kete menyre, ‘Don Balon’ raporton se Real Madrid do te konsideroje nje ritkhim te mundshem te Theo Hernandes ne bluzat e bardha. Klasi anesor i vitit 1996 u largua nga Reali veren e kaluar per tek Milani, i cili derdhi 20 milione euro tek arkat e ‘merengues’.

Theo Hernandez eshte duke perjetuar nje ecuri fantastike, per sa i perket aspektit individual me Milanin, pavaresisht sezonit zhgenjyes deri me tani te kuqezinjve. Efektet e krizes financiare te shkaktuar nga pandemia e koronavirusit si dhe nje sezon i ri pa kualifikim ne Evrope do te shtynin Milanin ne nje shitje te mundshme te franko-spanjollit, te cilit se fundmi i eshte dyfishuar vlera e kartonit ne 40 milione euro. Kjo mbetet per t’u pare pasi vete Hernandez ka deklaruar se deshiron qe te luaje dhe fitoje trofe me kuqezinjte.

Burimi: https://www.donbalon.com/futbol/laliga/real-madrid-tiene-sustituto-cerrado-marcelo-zidane-lo-ha-hecho

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu