Nga Spanja zbulojnë: Agjenti i Kessie ka paraakord për transferim falas!

Me përfundimin e merkatos, negociatat për drejtuesit kuqezi sigurisht që nuk kanë përfunduar, pasi tani do të duhet të merren me rinovimet aspak të lehta, duke nisur nga çështja më e nxehtë: Franck Kessie.

Agjenti që kujdeset për interesat e tij, Atangana, po kërkon 7 milionë euro plus bonus.

Aktualisht mesfushori fiton 2.2 milion euro në sezon dhe Maldini dhe Massara kanë vënë në pjatë një propozim prej 5.5 mln eurosh fikse plus bonuse, me një rritje çdo sezon për të kapur gati 7.5 mln euro.

Pavarësisht deklaratave të dashurisë dhe sigurimeve të lojtarit për qëndrimin e tij në Milano, situata ka filluar të bëhet shqetësuese, me zërat që vijnë nga Spanja, ku flitet për një marrëveshje me PSG -në.

Sipas informacioneve të mbledhura nga Todofichajes, mesfushori tashmë ka një marrëveshje për t’u transferuar vitin e ardhshëm te klubi francez falas.

Kessie do të shkonte te PSG kur të përfundojë kontrata e tij me kuqezinjtë.

Lajm që përmbys plotësisht ndjesitë e javëve të mëparshme.

Portali spanjoll shpjegon se parisienët kishin synuar mesfushorin e ri të Rennes, Eduardo Camavinga.

Sidoqoftë, 19-vjeçari ka arritur një marrëveshje me Real Madridin dhe do të luajë në La Liga, kështu që tani kuqeziu është objektivi numër “1”.

Kessie po shërohet nga dëmtimi dhe pas pushimit do të jetë përsëri në dispozicion të Piolit.

Kontributi i tij mbetet themelor te kuqezintjë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu