NGA SPANJA: Zbulohet goditja që tentoi Milani në fshehtësi ditët e fundit të merkatos! Në janar…

Në një nga deklaratat që drejtori i Milan TV, Mauro Suma, bëri gjatë kohës së merkatos së verës, fjalia “ka edhe emra që nuk kanë dalë” ishte ajo që krijoi më shumë kuriozitet te tifozët kuqezi.

“Djalli” provoi goditjen e madhe në merkaton e kësaj vere dhe konfirmimi tani vjen nga Diario de Sevilla. Klubi u përpoq të merrte Nabil Fekir nga Betis Sevilla, pa pasur sukses.

Maldini dhe Massara kishin paraqitur një ofertë shumë të ulët për kërkesat e andaluzianëve, të cilët ishin të vendosur për 40 milion euro, një shifër të cilës Milani as nuk i është afruar.

Nabil Fekir - You Better You Betis You Bet

Betis pagoi Fekir 20 milion plus bonuse, duke e tërhequr atë nga Lyon në verën e vitit 2019 dhe duke u lënë francezëve 20% në rishitjen e ardhshme.

Sezoni i fundit nuk ishte më i miri i talentit të lindur në Algjeri, por ai dëshiron të tregojë veten këtë vit, për të fituar thirrjen për në Kampionatin Evropian nga Didier Deschamps.

Milani do të vazhdojë të monitorojë situatën e tij dhe në rast se Betis ul kërkesat ata mund të provojnë një sulm në tregun e transferimeve të janarit.

Klubi spanjoll shpreson që Fekir të kthehet ai që ata admironin te Lyon për ta shitur me një çmim të lartë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu