NGA SPANJA: PSG “shtyn” Barcelona drejt Calhanoglu!

Çështja rreth rinovimit të Hakan Calhanoglu po kthehet në një telenovelë të pafund. Përpjekja e Milanit për të mbajtur lojtarin u përball me një pengesë të re.

Lajmet e fundit vijnë nga Spanja dhe flasin për interesin e fortë të Barcelonës për turkun. Pas Juventusit, pra, një klub tjetër i lartë do të ishte në gjurmët e numrit dhjetë të Rossonerëve.

Në fakt, Fichajes.net raporton se klubi bluagrana po mendon për playmakerin e Milanit si një alternativë ndaj Georginio Wijnaldum.

Klubi i Laporta po lufton për të arritur qëllimin e tij të parë edhe për shkak të konkurrencës. PSG në fakt bëri një ofertë të rëndësishme për holandezin e kërkuar nga Ronald Koeman dhe gjërat u ndërlikuan.

Nëse ardhja e mesfushorit holandez nga Liverpool dhe ekipi kombëtar i Portokallisë zbehet, Calhanoglu do të ishte pra i zgjedhuri.

Sipas gazetës spanjolle, katalanasit kontaktuan agjentin e turkut për të provuar gatishmërinë e tij për të lëvizur në Spanjë.

Fichajes shpjegon se cilësia e 27-vjeçarit do të shkonte në mënyrë të përsosur me lojën e trajnerit të blaugranës.

Mundësia që lojtari të lëvizë në zero është joshëse e shumë ekipeve dhe tani është e vështirë për Milanin ta mbaje.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu