Nga Spanja: “Pret edhe thirrjen e Milanit” | Emri surprizë për mesfushën!

Dy havët e fundit të merkatos të transferimeve verore mund të kenë disa surpriza. Milani është ndër skuadrat nga të cilat priten disa goditje.

Për Alessandro Florenzi nga Roma është bërë praktikisht e kryer, ndërsa negociatat për Yacine Adli të Bordeuax gjithashtu janë në një fazë mjaft të avancuar.

Stefano Pioli ka nevojë për përforcime cilësore për të luajtur një tjetër sezon të nivelit të lartë i cili do të përfshijë gjithashtu një kthim në Ligën e Kampionëve.

Gazetari spanjoll Gerard Romero i Esports RAC1 bëri një zbulim interesant përmes Twitter.

Në fakt, Miralem Pjanic nuk është duke pritur vetëm për Juventusin. Por edhe Milan tregohet gjithashtu si një destinacion i mundshëm për mesfushorin boshnjak.

Në Itali Juventus jepet si një favorit i madh, duke pasur parasysh që lojtari tashmë ka luajtur në Torino dhe ka marrëdhënie të mira me Massimiliano Allegri.

Sulmi ndaj tij ka të ngjarë të vije ditët e ardhshme, pasi bianconerët te kene përfunduar operacionin me Sassuolo për Manuel Locatelli.

Një transferim i Pjanic në Milano është më i komplikuar, pasi kuqezinjte dëshirojne të mbajë tavanin e pagës brenda parametrave të caktuar dhe kjo nuk duket e pajtueshme me ardhjen përfundimtare të boshnjakut.

Sigurisht që do të ishte një fuqizim për mesfushën, por sot ne nuk duket veçanërisht e mundshme si pistë e merkatos.

Është e vërtetë që Barcelona është e gatshme ta heqe qafa, por paga neto prej 7.5 milionë eurosh është një pengesë për shumë klube.

Juve vetë do të preferonte që së pari të shiste dikë për të liruar pagat dhe vetëm atëherë të bënte një përpjekje konkrete për boshnjakun 31-vjeçar.

Te Milani vetëm nese gjysmat i paguan Barcelona!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu