NGA SPANJA: “Pioli ka dhënë ok për afrimin nga Interi, ka karakteristika që i mungojnë taktikave të tij”

Lojtarët me kontratat që skadojne më 30 qershor te vitit te ardhshem janë gati për të gjallëruar merkaton e ardhshme të transferimeve. Ka shumë profile prestigjioze që për momentin nuk janë rinovuar ende…

Çdo klub i madh duket se duhet të merret me rastet si Franck Kessie. Tifozët e Milanit tani duket se jane dorezuar për të humbur mesfushorin nga Bregu i Fildishte: negociatat – siç u tha edhe në orët e fundit – kanë ngecur, me Rossonerët të cilët vështirë se do të vendosin të rrisin ofertën tashmë të rëndësishme prej 6 / 6.5 mln euro sezon neto, përfshirë shpërblimet…

Pas kerkesave të Kessie dhe agjentit të tij, sigurisht që ekziston dëshira për të fituar shumë më tepër. PSG do të ishte gati të arrinte shifra deri ne 10 mln euro, por duhet t’i kushtojme vëmendje hipotezave të tjera.

Ne kemi raportuar, në fakt, edhe për një kontakt midis Ausilio dhe Atangana. E veshtirë të mendosh per Interin, duke pasur parasysh kostot, por nuk mund të përjashtohet.

Edhe te Interi, megjithatë, ka kontrata që skadojnë më 30 qershor. Një nga shtyllat e ekipit, Marcelo Brozovic, nuk ka rinovuar ende.

Kërkesat e kroatit janë të rëndësishme – ai do të donte një pagë të ngjashme me atë që merr aktualisht Hakan Calhanoglu – dhe klubi milanez ende nuk i ka përmbushur ato.

Ndërkohë, nga Spanja, ata ngrenë mundësinë e nje transferimi ne anen tjeter te qytetit… ‘Fichajes.net’ raporton për interesimin e kuqezinjve per Brozovic.

Vec kesaj, Stefano Pioli ne linje te pare ka dhene “ok” per kete operacion ne menyre qe te vendose ne qender te projektit Brozovic, pasi ka karakteristika te tjera nga pjesa tjeter e grupit dhe do te ishte nje plotesim me shume per taktikat e tij.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu