NGA SPANJA: Milani nuk heq dorë nga braziliani i Barcelonas, por duhet të largohet Conti

Emerson Royal u ndoq nga Milani për një kohë të gjatë në seancën e fundit të tregut, pa vendosur kurrë një negociatë të vërtetë.

Sipas raportimit nga portali spanjoll todofichajes.com, kuqezinjtë nuk e kanë braktisur këtë pistë dhe po synojnë të kthehen në garë që nga janari.

Mbrojtësi i krahut të djathtë është i pëlqyer për karakteristikat e tij fizike dhe teknike, si dhe për aftësinë e tij për të krijuar epërsi numerike me shpejtësinë e tij.

Emerson është në pronësi të Barcelonës por është huazuar te Betis Sevilla.

Për momentin, Milani duket se është mjaft i mbuluar në krah, falë momentit të shkëlqyeshëm të Calabria dhe fillimit të mirë të Dalot.

Kështu që Milani së pari duhet të shesë Andrea Conti, i cili kurrë nuk e ka bindur plotësisht ambientin kuqezi, shkak edhe kalvari i gjatë i dëmtimeve.

Për ish-anësorin e Atalanta kishte interesimin e Parmës, por marrëveshja nuk u mbyll kurrë.

Në rast të një shitje të Conti, Milani do të shkonte direkt te Emerson Royal.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu