NGA SPANJA: Milani, me Lille nuk diskutohet vetëm portieri! Objektivi tjetër. Rindizet pëlqimi edhe për lojtarin e Arsenal

Milani zbret në fushë ndaj Lazios në sfidën që vlen Champions League. Kuqezinjtë kanë objektiv të reagojnë pas humbjes ndaj Sassuolo.

Dhe sigurisht që nëse arrihet Champions do të ketë më shumë para për merkaton.

Në Spanjë ‘Fichajes.net’ rinis një objektiv të vjetër, Dani Ceballos.

Spanjolli, të cilin Milani e kërkoi të paktën disa vera më parë, mund të rikthehet në modë.

Lojtari është i gatshëm të kthehet te Real Madrid pas dy vitesh në huazim te Arsenal.

Mesfushori i lindur në vitin 1996 nuk do të ishte më pjesë e planeve të blancos, të cilët mund ta shesin atë te Milan, një klub me të cilin marrëdhëniet janë të shkëlqyera.

Palët së shpejti do të thirren në një samit për të përshkruar të ardhmen e Brahim Diaz, i cili mund të mbetet në huazim për një sezon tjetër me kuqezinjtë.

Është e lehtë të mendohet se mund të flasin edhe për diçka tjetër.

Portali spanjoll, pra, nuk ndalet te Ceballos… Kuqezinjtë mendojnë edhe për mbrojtësin Sven Botman që do të zëvendësonte Alessio Romagnoli nëse ky i fundit do të largohet.

Holandezi ka një vlerësim të lartë prej 30 mln eurosh, por raportet mes Milan dhe Lille janë të shkëlqyera dhe veç kësaj do të kenë rënë dakord edhe për portierin Mike Maignan, i zgjedhur si pasuesi i Donnarumma.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu