NGA SPANJA: Milan, marrëveshje e kryer! Mundet konkurrenca e Sevilla-s

Konfirmimet arrijnë nga Spanja: Milani është një hap larg mbylljes për Otavio. Lojtari – i cili ka qenë pranë kuqezinjve për disa muaj – duket se ka marrë një propozim kontrate nga Maldini dhe Massara deri më 30 qershor 2025 me 3 milion euro neto në sezon.

Lojtari i datëlindjes 1995 është një element kryesor i Portos por një marrëveshje nuk është gjetur me klubin portugez për zgjatjen e kontratës, e cila do të skadojë në qershorin e ardhshëm.

Pozicioni kontraktual i lojtarit padyshim që ka tërhequr vëmendjen e ekipeve të ndryshme në të gjithë Evropën.

Javët e fundit Otavio është përmendur nga klubet më të mira të ligës italiane, Inter, Napoli dhe Roma. Por lojtari pëlqehet edhe në Spanjë, si zakonisht Sevilla.

Otavio është një lojtar i sakrificës, i ndeshjeve të mëdha, i aftë për të ndihmuar ekipin.

Një këmbë e djathtë që pëlqen të lëvizë në të majtë, por duke analizuar sezonin që po përjeton me Porto, ne menjëherë kuptojmë fleksibilitetin e tij.

Braziliani është i aftë të luajë në një 4-2-3-1 në të gjitha rolet e treshes pas sulmuesit kryesor.

Otavio mund të përfaqësojë një lojtar që kompleton organikën dhe jo një titullar, gjithashtu sepse në karrierën e tij ai ka treguar një hendek të rëndësishëm, duke luftuar për të shënuar dhe duke mos qenë shpesherë i saktë në metrat e fundit.

Siç thamë, në Spanjë, argumentohet se Milani ka ndërmarrë hapa të rëndësishëm për të bindur Otavio: Todofichajes.com pohon se klubi kuqezi mundi konkurrencën e Sevilla-s dhe ekonsideron marrëveshjen të mbyllur për kuqezinjtë.

Otavio nuk është lojtari i vetëm që do të shohë skadimin e kontratës së tij verën e ardhshme dhe që është në fokusin e Milanit. Kuqezinjtë po monitorojnë situatën e lidhur me Florian Thauvin, i cili do të largohet nga OM në fund të sezonit.

Gjithashtu në këtë rast u fol për një projekt-kontratë, një kontratë katër-vjeçare për rreth 3.5 milion euro. Asnjë marrëveshje për momentin.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu