NGA SPANJA: “Maldini i trembet ankandit, në janar tenton goditjen nga Salzburg”

Përforcimi i skuadrës me perspektiva të reja mbetet një nga prioritetet për menaxhmentin e Milanit, i cili pasi vendosi një ekip të plotë dhe duke pasuruar edhe stolin për sezonin aktual, synon të sigurojë vazhdimësinë e projektit që po funksionon aq mirë deri në këtë moment. Për këtë arsye klubi kuqezi, në veçanti Maldini dhe Massara, ndjekin me kujdes profile të ndryshme në funksion të seancave të ardhshme të merkatos.

Reparti ku Djalli është më i interesuar për ta përforcuar veten është ai i sulmit, pasi opsionet e ndryshme janë studiuar gjatë verës. Në fund, u vendos që të përqëndrohej te Messias, i cili, megjithatë, ende nuk ka qenë në gjendje të japë kontributin e tij në kauzë.

Prandaj, disa përforcime të tjera mund të arrijnë në muajt e ardhshëm. Ndërkohë, nga Spanja ata raportojnë se kuqezinjtë i kanë vënë sytë një talenti që luan në ligën austriake.

Në fakt, sipas raporteve nga Fichajes.net, Maldini do të kishte vënë në fletore emrin e Brenden Aaaronson, lojtarit të Salzburgut me kombësi amerikane. Portali spanjoll i transferimeve thekson se Milani dëshiron të nise nje negociate për lojtarin para se të rritet çmimi i tij dhe të krijohet konkurrenca, dhe do të donte ta blinte atë tashmë qe ne dimer.

Aaronson është një klasë e vitit 2000 dhe do të mbushë 21 vjeç pas dy javësh. Salzburg e mori atë nga Filadelfia janarin e kaluar për një shifër afër 5.5 milionë euro. Në këtë fillim sezoni me austriakët ai bëri 9 paraqitje, me 1 gol dhe 2 asistime.

Klubi austriak i Red Bull është i njohur për shfaqjen e talenteve të mëdhenj çdo vit, vetëm mendoni për Sadio Manè, Upamecano dhe Haaland…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu