NGA SPANJA: Jo vetëm Thauvin, Maldini po punon për goditjen tjetër me zero nga PSG!

Milan po shikon me kujdes tregun e lojtarëve të cilët do të jenë të lirë, pra me parametër zero në 30 qershorin e ardhshëm.

Emri që shfaqet në krye të listës së blerjeve të Maldini dhe Massara është ai i Florian Thauvin.

Futbollisti i Marseille nuk ka pranuar rinovimin dhe në janar nëse francezët duan të fitojnë diçka do të duhet të ulin pretendimet dhe të fitojnë shumë pak para për të mos dalë me zero qindarka në fund të sezonit!

Nga Franca këmbëngulin se Thauvin do të jetë goditja e fshehur kuqezi dhe Massara po punon personalisht duke njohur mirë edhe gjuhën franceze.

“Djalli” është në pole position për lojtarin, por ai nuk është i vetmi që i pëlqen Milanit.

Duke qëndruar në Ligue 1, kuqezinjtë po monitorojnë situatën e lidhur me Draxler, i cili do të largohet nga PSG verën e ardhshme pa rinovimin e kontratës.

Sipas raportimit në Spanjë, “La Colina de Nervion”, gjermani ndiqet gjithashtu nga Sevilla por Milani duket më i avantazhuar dhe i pëlqyer nga djaloshi.

Karakteristikat – Draxler është një anësor i majtë që gjithashtu mund të luajë në të djathtë ose si mesfushor sulmues në një 4-2-3-1 ose si mesfushor në një mesfushë me 3.

Ai është në gjendje të përdorë të dyja këmbët, megjithëse favorizon të djathtën e tij.

Shumë i aftë teknikisht, driblues dhe i shpejtë. Këto janë armët kryesore të tij. Draxler ka gjithashtu ka një goditje të shkëlqyeshme me distancë të largët.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu