NGA SPANJA: Interesi i Milanit konkret, por kushtet e Realit trembin

Real Madrid vendos çmimin për Marco Asensio. Spanjolli i lindur në 1996 – siç u tha ditët e fundit – do të kishte përfunduar në fokusin e Milanit. Ishin gazetat Iberike që raportuan një përpjekje të Djallit për të sjellë talentin e blancos në Milano për të forcuar më tej sulmin.

Huazim i rëndë me të drejtën e blerjes: kjo do të kishte qenë oferta e vendosur në tryezë nga kuqezinjtë. Një ofertë, e cila si ajo e paraqitur nga Tottenham, nuk do të merrej parasysh për faktin e thjeshtë që dëshira e Asensio ishte të rifillonte me Real Madridin.

Në janar, megjithatë, gjërat mund të ndryshojnë dhe nëse lojtari jep dritën jeshile, gjithçka do të ishte ndryshe. Ndërkohë, ka interesa të tjera për Asensio: veçanërisht në Angli (Arsenali mbi të gjitha), lojtari vlerësohet shumë. Juventus gjithashtu e pëlqen atë.

Real Madridi, i gatshëm për të shitur lojtarin e tij, sipas asaj që u raportua nga ‘Fichajes.net’, do të kishte vendosur çmimin: për ta lënë të shkojë, do të duheshin 40 milionë euro.

Një vleresim i rëndësishem, veçanërisht për një lojtar kontrata e te cilit skadon më 30 qershor 2023. Është e paimagjinueshme, në fakt, që klubi kuqezi te paguaje direkt ato para…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu