NGA SPANJA: Ëndrra Sergio Ramos, në fushë zbret Paolo Maldini por me një kusht!

Sergio Ramos është gjithashtu midis lojtarëve të cilëve u skadon kontrata më 30 qershor. Mbrojtësi i lindur në vitin 1986 nuk ka gjetur ende një marrëveshje me Real Madrid dhe lamtumira e tij në fund të sezonit nuk mund të përjashtohet.

Klubet top europiane kanë ngritur veshët, të gatshëm për të shfrytëzuar rastin e madh. Javët e fundit, lojtari i lindur në Camas është vendosur në fokusin e PSG dhe Juventus, por do të ishte një ide e bujshme edhe për Milanin.

Sipas Todofichajes.net , sigurisht një sugjerim, pothuajse i pamundur, duke pasur parasysh pagën neto, por Milani mund të luajë “kartvizitën” e Paolo Maldini në krahasim me konkurrencën.

Nuk është sekret, në fakt, admirimi i Ramos për legjendën kuqezi.

Padyshim që kualifikimi në Champions League do të ishte i nevojshëm për të pasur të ardhurat e duhura për të garantuar një lojtar të kalibrit të spanjollit.

Milani po kërkon një mbrojtës qendror i cili mund të konsiderohet titullar si Kjaer dhe Romagnoli.

Ramos është padyshim diçka më shumë por emri i tij është shumë i madh dhe për Milanin aktualisht, edhe pse siç dihet, ka disa gjëra të pashpjegueshme në merkato ndonjëherë…

Emrat e tjerë që po sheh Milani janë  Nikola Milenkovic, Matteo Lovato, Ozan Kabak, Melayro Bogarde, Nordi Mukiele dhe Simakan.

Portali nënvizon gjithashtu preferencën për mbrojtësit francezë. Të mos harrojmë deklaratat e Maldinit për Telefoot: “Lufta ime me klubin ishte për të pasur edhe futbollistë me përvojë dhe jo vetëm të rinj të uritur. Punoj për të ardhmen e klubit dhe për të kënaqur tifozët”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu